
Deputeti i PD Luçiano Boçi ka reaguar pas akuzave të PS se Edi Paloka dhe Bujar Leskaj erdhën të dehur në Kuvend, duke kërkuar edhe përjashtimin e këtyre dy të fundit për 10 ditë.
Në një postim në Facebook, Boçi shkruan se Leskaj dhe Paloka nuk ishin të dehur, por revolta e tyre ishte nga zemërimi që ishte akumuluar prej një kohe të gjatë.
Demokrati ndër të tjera shkruan se “shkaktari i zemërimit të tyre ishte vetë Kryeministri banal, i cili nuk ndalet të përdorë fjalor linçues ndaj opozitës”.
Nuk ishin të dehur, ishin të zemëruar
AdvertisementPaloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur siç mërmërit Rama.
Aspak!
AdvertisementIshin deri në fyt të mbushur me zemërim e shfrynë dufin e reagimit të ligjshëm dhe jo vetëm te tyrin, ndaj një Kryeministri gojëndotës, të pacipë dhe arrogant të neveritshëm.
Ata nuk u poqën me Ramën rastësisht si të panjohur në rrugë që të akuzohen paturpësisht se kishin marrë alkol.
AdvertisementBallafaqimi me të ishte ngjarje që do ndodhte dhe pritja u shkaktua nga sjellja e Ramës.
Shkaktari i zemërimit të tyre ishte vetë Kryeministri banal, i cili nuk ndalet të përdorë fjalor linçues ndaj opozitës.
AdvertisementPse habitet Rama?
A e di ai se çfarë urrejtje vlon për të në ambientet përtej parlamentit, në të cilat reagimi i Palokës dhe Leskajt do dukej si përkëdhelje?!!!!
AdvertisementDhe pse shan kaq shumë Rama?
Shan, se i shari të shan – thotë populli!
AdvertisementShan, sepse kërkon, pa pasur turp nga turpi, të mbulojë ngjarjet korruptive!
Shan, sepse brenda tij ka një dëshirë perverse të shahet nga të tjerët!
AdvertisementShan, sepse sharjen e ka aleaten e vetë më besnike.
Por përgjigjen e mori siç e meritonte,
AdvertisementMe të njejtën monedhë!
E mori në proporcion të drejte me ato që kishtë vjellë nga goja një ditë më parë, ditë të tëra më parë, muaj e vite me rradhë.
AdvertisementE meritonte dhe me ashpër madje, por le t’i shërbejë si mësim për t’i vënë gishtin kokës e për të mos cënuar opozitën, qytetarët, madje dhe të tijët.
Zemërimi i Palokës dhe Leskajt nuk ishte zemërim i çastit dhe as i vetes së tyre.
AdvertisementAi është shprehje në një formë ndryshe e zemërimit mbarëpopullor që do derdhet nesër shesheve të Tiranës.