Protesta/ Mehmetaj flet për skenarët: Gjithçka varet nga protestuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta/ Mehmetaj flet për skenarët: Gjithçka varet nga protestuesit

Opozita do të mbajë ditën e nesërme protestën që e konsideron si fillimin e lëvizjes që do të shënojë fundin e qeverisë Rama.

 

 

Por cilët janë skenarët e kësaj proteste?

Advertisement

 

 

Anëtarja e Kreysisë së Partisë së Lirisë, Kejdi Mehmetaj foli këtë mbrëmje për Vizion Plus në lidhje me zhvillimet dhe mënyrën se si do të mbahet tubimi.

 

Advertisement

 

Në lidhje Skype me moderatoren Pranvera Borakaj, Mehmetaj tha se nuk ka një axhendë të paracaktuar dhe gjithçka do të zhvillohet në varësi të dinamikave.

 

 

Advertisement

“Gjithmonë ka situata që zhvillohen dhe në varësi të situatave, kohës që do të mblidhen protestuesit, numrit të pjesmarrësve, aplikohen skenare të ndryshëm për mbajtjen e protestës. Pasnësër pritet një numër shumë i lart protestuesish, më i lartë se i korrikut, dhe si e tillë, patjetër primare për ne është mbarëvajtja e protestës dhe pjesmarrësit të shprehin vullnetin e tyre. Skenaret janë gati, në varësi të protestës.”

 

 

Pranvera Borakaj: Kryetari i PD ka deklaruar disa herë do të shkojmë drejt ‘mosbindjes civile’, çfarë nënkuptohet dhe sa rrezikon protesta të shkojë në akte dhune?

Advertisement

 

 

“Me sa kam ndjekur dhe komunikimi zyrtar midis dy partive nuk bëhet fjalë që protesta do të përshkallëzohet duke shkuar drejt mosbindjes civile. Asaj ç’ka i referohet kreu i PD është që reagimi qytetar pritet të përshkallëzohet deri në mosbindje civile, por flasim për zgjatje kohore. Nuk presim që cdo gjë të zhvillohet nesër. Por ajo çka i referohet Berisha është një ndjesi e të reaguarit, e të vepruarit, e lodhjes, që si brenda një tenxhere me presion që bëhet e rrezhikshme.”– tha Mehmetaj.

 

Advertisement

 

Për sa i përket pritshmërive nga protesta, ish-deputetja e LSI-së tha se protestat si kjo e nesërmja janë më të rëndësishme edhe se zgjedhjet e përgjithshme. Pritshmëritë sipas saj janë shkuarja në zgjedhje të përgjithshme përpara zgjedhjeve lokale apo edhe njëkohësisht.

 

 

Advertisement

“Padyshim, ne presim zgjedhjet e përgjithshme para zgjedhjeve lokale. Situata është aq e nxehtë sa nuk është çudi të ndodhë. Gjithmonë duke ndjekur metodat më demokratike.”- tha Mehmetaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy