minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Adoleshentët mashtrojnë Trump, ja “kurthi” që ngritën për Presidentin (FOTO) - Struga.info


Adoleshentët mashtrojnë Trump, ja “kurthi” që ngritën për Presidentin (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Adoleshentët mashtrojnë Trump, ja “kurthi” që ngritën për Presidentin (FOTO)

Për Diana Mejia, ideja për të mashtruar Presidentin Donald Trump me rezervimin e biletave false në tubimin e së shtunës në Tulsa, Oklahoma, erdhi nga “TikTok”.

Në 12 qershor, 19-vjeçarja Mejia pa një video në këtë aplikacion, ku thuhej se njerëzit mund të rezervoni bileta edhe pse nuk kishin ndërmend të shkonin. Kjo bëhej me qëllim poshtërimin e presidentit, me një sallë tërësisht të boshatisur.

Pas këtij angazhimi masiv në internet, tubimi i parë elektoral, pas emergjencës koronavirus rezultoi një dështim për presidentin amerikan Donald Trump.

Advertisement

Megjithatë, ekipi i fushatës së Trump nuk pranon që pjesëmarrja e ulët të ketë lidhje me adoleshentët e “Tik Tok” dhe këmbëngul se hyrja për në event u bllokua nga mbështetësit e shumtë. Sipas organizatorëve të tubimit elektoral, më shumë se 1 milion persona kishin rezervuar bileta për të qenë të pranishëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy