
80 raste të reja të infektuar me HIV-AIDS janë identifikuar vetëm 10 muajt e parë të 2022. Gjatë këtij viti, numri më i lartë i rasteve të diagnostikuara i përket gjinisë mashkullore, ku nga 80 raste, 61 janë meshkuj.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu tha vendi ynë është një vend me incidencë të ulët të përhapjes së këtij infeksioni.
OGERTA MANASTIRLIU
MINISTRJA E SHËNDETËSISË
“Sigurisht rastet kanë një qëdrueshmëri, pra janë rreth 80, 97, 107, pra në këto shifra vjetore jemi përsa i përket të prekurve me HIV-AIDS ndër vite. Ne shumë shpejt nëpërmjet programeve tona dhe programit Global Fund do të fillojmë edhe vetë-testimin për HIV-AIDS. Do të jetë një hap sërisht drejt një diagnostikimi më të shpejtë. Sepse e gjithë lufta në këtë aspekt është diagnostikimi në kohë, diagnostikimi i shpejtë, në mënyrë që edhe trajtimi të fillojë sa më shpejt dhe të jetë në kontroll infeksioni”
Në Ditën Botërore të SIDA-s, nuk munguan aktivitetet për të rritur sa mëshumë ndërgjegjësimin tek të rinjtë ndaj kësaj sëmundje.
Sipas të dhënave, infektimi me virusin HIV nëpërmjet mardhënieve seksuale të pambrojtura është mënyra kryesore e transmetimit, 96% e rasteve te diagnostikuara i përkasin kësaj mënyrë.
Aktualisht 792 persona po marrin terapi antiretroviral prej të cilëvë 780 janë të rritur dhe 12 janë fëmijë.