
Fill pas aksidentit të ndodhur dy ditë më parë, ku humbi jetën në fshatin Llogora 17-vjecari Eljo Hamiti, gjendja shëndetësore e Vasil Bollanos ish-kreut të bashkisë së Himarës dhe drejtuesit të mjetit Benz që aksidentoi adoleshentin është përkeqësuar.
Ai gjendet në spitalin e Vlorës në gjendje të rënduar shëndetësore pasi edhe më parë ka patur probleme në zemër të cilat i janë kthyer në kritike pas aksidentit.
Advertisement
Sot më shumë mundësi do ti komunikohet në 13:30 masa e arrestit me burg në ambientet e spitalit të Vlorës ku qëndron i shtruar një ditë pas aksidentit për shkak problemeve me zemrën.