minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“A ka faj hajduti apo lopa”? Debat mes mjekut Alimehmeti dhe analistit - Struga.info


“A ka faj hajduti apo lopa”? Debat mes mjekut Alimehmeti dhe analistit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“A ka faj hajduti apo lopa”? Debat mes mjekut Alimehmeti dhe analistit

Mjeku Ilir Alimehmeti dhe analisti Plator Nesturi janë përplasur në studion e Quo Vadis, teksa flisnin për veprimet e mazhorancës dhe opozitës.

 

Alimehmeti, i cili është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD deklaroi se përveç opozitës apo institucioneve të drejtësisë, edhe qeveria që ka të gjitha pushtetet ka fajët e saj.

 

Advertisement

Por analisti ka qenë i mendimit që opozita duhet të veprojë për të kundërshtuar qeverinë.

 

Debati i plotë:

 

Advertisement

Alimehmeti-Opozita ka fajet e saj, SPAK ka të vetat etj. Po qeveria që i ka të gjitha pushtetet ndonjë faj e ka?

 

Nesturi-Ku fillon ndryshimi

 

Advertisement

Alimehmeti-Ai që kryen aktin, ka ndonjë faj apo ka faj vetëm ai që nuk e kundërshton aktin që kryen ky

 

Nesturi-Problemi i madh për mua është kjo gjë: Nëse nuk ka as trysninë më të vogël nga opozita. Ju po e bëni detyrën tuaj?

 

Advertisement

Alimehmeti-Pyetja ime është ai që bëri aktin, ai që vodhi lopën ka faj që vodhi lopën apo është vetëm faji i të zotit që nuk nuk e mbrojti lopën për t’ia vjedhur.

 

Nesturi-Pse e shikoni veten të shkëputur nga mazhoranca? Ju jeni pjesë e sistemit, pjesë e parlamentit, jeni pjesë e institucioneve

 

Advertisement

Alimehmeti-Ju po na thoni që ai që kreu aktin ka fajin e vet

 

Nesturi-Po padyshim more, për çfarë jeni atje ju

 

Advertisement

Alimehmeti-Ne jemi dakord që opozita duhet të bëjë punën e opozitës dhe qeveria duhet të bëjë punën e qeverisë

 

Nesturi-Pjesë e pushtetit është edhe opozita. Jeni bashkë. Ju jeni bashkëpunëtor në krim

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy