minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Prezantohet supermakina që punon me karburant të prodhuar nga mbetjet plastike - Struga.info


Prezantohet supermakina që punon me karburant të prodhuar nga mbetjet plastike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prezantohet supermakina që punon me karburant të prodhuar nga mbetjet plastike

Kompania legjendare italiane e automobilave Bertone prezantoi supermakinën e saj më të fundit e cila punon me karburant të prodhuar nga mbetjet plastike.

Makina sportive quhet Bertone GB110 dhe përdor një lëndë djegëse special e cila prodhohet si pasojë e konvertimit të materialeve të polikarbonatit që zakonisht gjendet te shishet plastike në karburant të lëngshëm.

Sipas drejtuesve, makina e re është një vepër arti dhe me një identitet tërësisht të pakrahasueshëm me paraardhëset e saj.

Bertone GB110 do të jetë me seri të limituar dhe do të prodhohen vetëm 33 të tilla, thjesht për të shënuar 110 vjetorin e krijimit të kompanisë.

Advertisement

Bertone u themelua në vitin 1912 nga projektuesi i automobilave Giovanni Bertone, por në vitin 2014 kompania shpalli falimentin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy