Hodhi zarf me barut dhe një letër kërcënuese për jetën në një banesë/ Arrestohet 24 vjeçari nga Bulqiza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hodhi zarf me barut dhe një letër kërcënuese për jetën në një banesë/ Arrestohet 24 vjeçari nga Bulqiza

Një 24 vjeçar me iniciale R.M është arrestuar nga policia e Bulqizës.

 

I riu, ka hedhur një zarf me barut në të cilën ndodhej edhe një letër kërcënuese për jetën në oborrin e banesës së shtetasit N. Ll., 57 vjeç në fshatin Zogaj.

 

Advertisement

24 vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal për dhunë në familje.

 

 

Ai akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”

Advertisement

 

Bulqizë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zogaj”.

 

Kanosi për jetën një shtetas, falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale të Policisë, identifikohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Advertisement

 

24-vjeçari i hodhi pranë banesës, një shtetasi, një zarf me barut në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën.

 

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale zarfi me barut në brendësi dhe letra me mesazhin kërcënues.

Advertisement

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se pranë banesës së një 57-vjeçari, në fshatin Zogaj, ishte hedhur një zarf me barut në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zogaj”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 24 vjeç, banues në Shupenzë (i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”).

Advertisement

 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 24-vjeçari ka hedhur në oborrin e banesës së shtetasit N. Ll., 57 vjeç, një zarf me një sasi të vogël pluhur baruti në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Bulqizë vijojnë punën për zbardhjen e motivit të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Advertisement

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy