minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Kim Jong Un mund të ketë vdekur nga koronavirusi? Çfarë zbuloi Japonia - Struga.info


Kim Jong Un mund të ketë vdekur nga koronavirusi? Çfarë zbuloi Japonia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kim Jong Un mund të ketë vdekur nga koronavirusi? Çfarë zbuloi Japonia

Thashetheme të reja për vdekjen e Kim Jong-un janë shfaqur së fundi ndërsa Japonia thotë se ka “disa dyshime” mbi shëndetin e tij në mesin e pandemisë së koronavirusit. Muajt ​​e fundit, diktatori i Koresë së Veriut ka bërë një numër shumë të vogël daljesh në publik, duke nxitur raporte të shumta mbi gjendjen e tij fizike. Raportet fillimisht pretenduan se 36-vjeçari kishte vdekur ose ishte sëmurë rëndë pasi ai nuk arriti të marrë pjesë në festimet që shënuan lindjen e gjyshit të tij, të konsideruar si babai i kombit, Kim Il-Sung, në 15 Prill.

Ai mendohej asokohe se i ishte nënshtruar një nderhyrjeje në zemër pasi ishte shembur përtokë gjatë një shëtitjeje. Pas një mungese që zgjati 20 ditë, ai u shfaq në 1 maj në një fabrikë të porsa përuruar fertilizuesish, por pastaj u zhduk përsëri nga syri i publikut. Më tej, fotografitë e publikuara nga mediat shtetërore të Koresë së Veriut e treguan duke folur në një takim të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Koresë në pushtet, në 7 qershor. Që prej asaj kohe nuk është parë më në evente publike.

Duke folur në një konferencë shtypi, ministri japonez i mbrojtjes Taro Kono tha se lëvizjet e fundit të vëzhguara në shtetin komunist ishin “të gjitha shumë të çuditshme”. “Kemi disa dyshime për shëndetin e Kim Jong-un”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy