
Kompromisi mes dy grupimeve në Partinë Demokratike duket më i largët se kurrë.
Për zgjedhjet e 14 majit, ka nisur edhe dorëzimi i komisionerëve në KQZ, ku Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt ka deklaruar për Vizion Plus se ata tashmë i kanë listat gati dhe po vijohet me mbledhjen e dokumentacionit.
Ndërsa grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, zotohet se do dorëzojnë listën e tyre në KQZ me emrat e komisionerëve, brenda datës 29 janar.
Këtë gjë e ka bërë të ditur përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa, i cili në një lidhje live me Vizion Plus shtoi se listat tashmë janë gati dhe po pritet vetëm mbledhja e dokumenteve të fundit.
“Listat janë bërë gati. Po mblidhen dokumentat e fundit siç është edhe deklarata e ndjekjes penale që do kohë të dalë”, tha Sefa.
Sefa u zotua se në datën 29 janar ata do të dorëzojnë listat e tyre.
“Brenda afatit ligjor do dorëzohen listat bashkë me dokumentat. Në datën 29 janar do i dorëzojmë”, tha Sefa.
Por grupimi i Berishës i dorëzoi sot listat me emrat e komisionerëve, ndërsa Indrit Sefa tha se KQZ nuk e njeh atë grupim ligjërisht, ndaj dhe nuk e shohin të arsyeshme që të bëjnë ankesë.
“Çdo kush sipas opinioneve është i lirë ti dërgoj KQZ shkresë, por është KQZ ajo që duhet të vendos se kush ligjërisht duhet të pranohet”, tha Sefa.
Ai shtoi qenë i gatshëm për daljen e një kandidati të përbashkët për vendoret e 14 majit, duke përmendur më tej se grupimi i tyre në PD ka edhe propozimin e Gazment Bardhit, por sipas tij u kundërshtua nga grupimi i Berishës.
“PD ka bërë hapat e saj. Ka qenë zgjedhja e gjithësecili për të vendosur. Ngërcci ka kohë që është në PD.
Propozimi i Bardhit ishte konkret. Ne ishim të gatshëm të dilnim me kandidat të përbashkët më të mirët. Formula e Bardhit isjhte shumë e mirë dhe ishte një alternativë fituese. PD duhet tu thoshte qytetarëve që ofrojmë këtë alternativë fituese”, tha Sefa.