Domate hi-tech.. dhe shija rregullohet sipas dëshirës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një fermë ‘smart’ në Kinë, ka arritur të përmirësojë shijen dhe prodhimin e domateve me anë të teknologjisë digjitale me sensorë dhe kontrollues.

Në Shandong të Kinës, më shumë se 300,000 bimë domate me shije të personalizuara rriten në një serë me xhama . Inxhinierja e kësaj ferme ‘smart’, Fu Venki thotë se ata mund të rrisin domate të çfarëdo shije që duan. Por si ndodh kjo? Çelësi për kontrollin e shijes së domateve është raporti sheqer-acid. Në veçanti faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në përmbajtjen e sheqerit janë uji, plehrat dhe rrezet e diellit.

Për të kontrolluar prodhimin, sensorët e rrezatimit gjurmojnë dritën e diellit që kur lind në mëngjes. Kur drita e akumuluar arrin energjinë e përcaktuar për centimetër katror, sistemi i ujitjes do të aktivizohet automatikisht dhe të gjitha bimët do të ujiten me 100 mililitra tretësirë ushqyese brenda tre minutave.

Nëpërmjet përdorimit të gjerë të teknologjive digjitale, ferma jo vetëm që ka arritur të personalizojë shijen e domateve, por gjithashtu ka rritur shumë rendimentin e njësisë.

Advertisement

Ndryshimi i temperaturës, i cili përcakton procesin e zhvillimit të prodhimeve bimore, gjithashtu monitorohet dhe rregullohet nga afër. Kur temperatura rritet dhe lagështia bie afër mesditës, sensorët e kutisë së motit do të marrin sinjale. Çatia do të mbyllej më pas dhe spërkatësit me presion të lartë do të fillonin të spërkatnin ujë për të rritur lagështinë.

Ndërsa bie nata, sistemi i ujitjes dhe plehërimit fillon të funksionojë rregullisht me sasi fikse të paracaktuar të ujit dhe plehrave dhe gjithashtu do të aktivizohet sistemi i ventilimit gjeotermik për të mbrojtur bimët nga temperaturat e ulëta gjatë natës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy