Komision për çështjen e McGonigal/ Balla: Asnjë dokument që mban firmën e Non Gratës nuk meret parasysh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Komision për çështjen e McGonigal/ Balla: Asnjë dokument që mban firmën e Non Gratës nuk meret parasysh

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në një deklaratë për mediat është shprehur se kërkesa për ngritjen e një Komisioni për çështjen e McGonigal me firmë të Sali Berishës nuk do të merret parasysh në asnjë rast si dhe ka nënvizuar se McGonigal ka qenë në Shqipëri në cilësinë e zyrtarit.

 

Kemi një person të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe që në vlerësimin tonë është në turpin e këtij Kuvendi që ai është akoma anëtar në Kuvendin e Shqipërisë dhe çdo firmë mbështetëse e tij nuk mund të merret në konsideratë ndaj dhe ne do të vazhdojmë mos ta marrim në konsideratë, është vendimmarrje politike e jona”, tha Balla.

 

Advertisement

Gjithashtu Balla është shprehur se mazhoranca po merret me ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore.

 

Lidhur me komisionet hetimore ne kemi ngritur një komision të posaçëm për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe që lidhet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Janë 6 vendime të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me komisionet hetimore parlamentare dhe që duhet të adresohen edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Që nga viti 2004 deri në 2022 nuk janë transpozuar në legjislacion vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Balla.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy