
Kryebashkiaku i PS në Mallakastër Qerim Ismailaj është dënuar nga SPAK me 40 orë pune publike, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve.
Por ky dënim nuk është pranuar nga Qerimaj, duke shprehur bindjen e tij tek pafajësia.
Advertisement
Ai ka paralajmëruar se do e apelojë vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, ndërsa theksoi se nuk do e dorëzojë mandatin e fituar.
“Duke qenë i bindur në pafajësinë time të plotë por edhe duke ndjekur të gjitha procedurat do vazhdoj betejën në të gjitha shkallët e drejtësisë. S’do jap dorëheqjen nga mandati.”- tha ai.
Advertisement