Noterët: Kadastra na pengon, nuk respekton afatet dhe sjell dokumentacion të paplotë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Noterët: Kadastra na pengon, nuk respekton afatet dhe sjell dokumentacion të paplotë

Nuk kanë fund problemet e qytetarëve me agjencinë e kadastrës, si institucioni që nuk respekton as afatet dhe nuk mban përgjegjësi për përgjigjet e pa plota.

 

E gjithë kjo situatë sjell një sorollatje ndaj qytetarëve që nuk marrin shërbimin e duhur. Akuzat vijnë nga noterët, si hallkë e ndërmjetme, të cilët kanë ankesa konkrete ndaj punonjësve të kadastrës.

 

Advertisement

Sipas dhomës së noterëve, papërgjegjshmëria e punonjësve duhet të ndëshkohet, në funksion të mbarëvajtjes së punës.

 

 

Por dhoma kombëtare e notarëve pritet të propozojë tarifa të reja për shërbimin noterial, pasi sipas tyre ato janë të pandryshuara në 12 vite.

Advertisement

 

Propozimet do të fokusohen tek shit-blerjet e pasurie të patundshme, ndërsa nuk do të kërkohet ndryshim për shtresat në nevojë, si pensionistë, të sëmurë apo studentë.

 

 

Advertisement

Tarifat e reja i propozohen për miratim ministrisë së drejtësisë dhe saj të financave, ndaj mbetet për t’u parë nëse ato do të marrin dakordësinë e tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy