“Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz”/ Veliaj ironizon Këlliçin: E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falenderoj për garën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz”/ Veliaj ironizon Këlliçin: E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falenderoj për garën

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kandidatin e PD për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi për protestën para godinës së zyrës së tij.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se:

 

Advertisement

Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik!

 

E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën”.

 

Advertisement

Gjatë ndalesës në institucionet kryesore, kryetari i PD-së, Sali Berisha u ndal edhe përpara Bashkisë së Tiranës ku akuzoi kryebashkiakun si të përfshirë në korrupsion me inceneratorët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy