
Rast dhune i një oficeri policie ndaj një të riu në Pogradec.
Në videon e siguruar, një oficer policie i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar një qytetar duke e goditur në ambjentet e një pallati. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese. Siç duket dhe në pamje, Riza për arsye që ende nuk dihen, ka goditur të riun.
Advertisement
Ndërsa nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin. Sipas informacioneve kofidenciale, bëhet me dije se drejtoria e përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në drejtorinë vendore të policisë të Korçës.