
Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në një objekt të pabanuar pasditen e kësaj të mërkure në Gjirokastër.
Policia bën me dije se nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Advertisement
Paraprakisht, dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
Gjirokastër/Informacion paraprak
AdvertisementMë datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
AdvertisementNë vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.