minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Blinken do të vizitojë Turqinë për të parë gjendjen pas tërmeteve - Struga.info


Blinken do të vizitojë Turqinë për të parë gjendjen pas tërmeteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Blinken do të vizitojë Turqinë për të parë gjendjen pas tërmeteve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Turqi, Gjermani dhe Greqi nga 16 deri më 22 shkurt.

 

Gjatë këtij turneu, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, por edhe do të shohë nga afër përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar autoritetet turke pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

 

Advertisement

Blinken do të vizitojë bazën ajrore Inçirlik në jug të Turqisë më 19 shkurt, “për të parë nga afër përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar autoritetet turke në përgjigje ndaj shkatërrimit nga tërmetet e 6 shkurtit”, tha zëdhënësi i DASH-it, Ned Price.

 

Nga tërmetet prej 7.8 dhe 7.5 ballësh të 6 shkurtit – që u pasuan nga qindra dridhje të tjera të tokës – në Turqi dhe Siri vdiqën mbi 38 mijë persona.

 

Advertisement

Ndërkaq, në Greqi, Blinken do të zhvillojë bisedime me kryeministrin e shtetit, me ministrin e Jashtëm dhe me liderët e opozitës, tha Price.

 

Më 21 shkurt, Blinken do të lansojë rundin e katërt të Dialogut Strategjik SHBA-Greqi, shtoi zëdhënësi i DASH-it./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy