Stoltenberg: “Ka shenja se Kina synon të furnizojë me armë Moskën”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stoltenberg: “Ka shenja se Kina synon të furnizojë me armë Moskën”

Ka “disa shenja” se Kina ka plane për të mbështetur Rusinë në pushtimin e Ukrainës.

 

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili i bën thirrje Pekinit të “heqë dorë” nga planet e tij, të cilat, duke mbështetur një luftë të paligjshme, do të përbënin shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

 

Advertisement

“Aleatët e NATO-s dhe SHBA-të e kanë paralajmëruar Kinen që të mos e bëjë këtë, kjo nuk duhet të ndodhë. Kina nuk duhet të mbështesë luftën e paligjshme të Rusisë,” tha Stoltenberg në një intervistë me AP.

 

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nderkohe, po vlerëson zbulimin e informacionit të inteligjencës në dispozicion të Uashingtonit, i cili sipas Shtëpisë së Bardhë do të demonstronte se si Kina po mendon furnizimin me armë për Rusinë.

 

Advertisement

Kjo është bërë e ditur nga zyrtarë anonimë të cituar nga gazeta “Wall Street Journal”. 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy