
Prokuroria e Elbasanit kërkoi këtë të premte zgjatjen e afateve të paraburgimit për 33-vjeçare ruse Svetlana Timofeva, që akuzohet për spiunazh.
Kjo kërkesë u aprovua nga ana e gjykatës, por u kundërshtua nga pala mbrojtëse, që kërkoi lirimin me argumentin se 33-vjeçares nga Rusia i ka mbaruar koha e qëndrimit në qeli.
Sipas avokatit mbrojtës, Saimir Vishaj vendimi për shtyrjen e afatit të masës së sigurisë nuk qëndron pasi është tërësisht në shkelje të ligjit. Ai tha në gjyq se afati ka mbaruar në 20 shkurt dhe klientja e tij duhet ë lirohet.
Por pavarësisht qëndrimit, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe të shtyjë dhe me tre muaj fatet e qëndrimit në burg të 33-vjeçares.
Svetlana Timofeva u arrestua në 20 gusht të vitit të kaluar, në ish-uzinën e prodhimit të armëve në Gramsh, së bashku me dy persona të tjerë. ndaj tyre, prokuroria e elbasanit ngriti akuzat e sigurimit të informacionit të klasifikuar si dhe goditjes për shkak të detyrës.
Nëdrkohë autoritetet ruse po këmbëngulin në ekstradimin e 33-vjeçares, por Timofeva ka kundërshtuar duke pretenduar se i rrezikohet jeta.