Përplasja e “Unazës” me disa makina/ Bashkia Tiranë: Po bashkëpunojmë me institucionet për zbardhjen e shkaqeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasja e “Unazës” me disa makina/ Bashkia Tiranë: Po bashkëpunojmë me institucionet për zbardhjen e shkaqeve

Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me aksidentin që ndodhi mesditën e sotme pranë Tajvanit, ku urbani i Unazës u përplas me disa mjete të tjera.

 

 

Duke iu uruar shërim të shpejtë personave që mbetën të plagosur nga ky aksident, Bashkia thekson se po bashkëpunon me të gjitha institucionet për zbardhjen e shkaqeve dhe të rrethanave të këtij aksidenti dhe se pamjet filmike i janë vendosur në dispozicion Policisë Rrugore Tiranë.

Advertisement

 

“Po bashkëpunojmë me institucionet përkatëse deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave, që çuan në këtë ngjarje!

 

Të gjitha filmimet e kamerave të Policisë Bashkiake janë vendosur në dispozicion të Policisë Rrugore të Tiranës, teksa jemi informuar që të gjithë drejtuesit e mjeteve të përfshira janë testuar dhe intervistuar nga kolegët e policisë, për të çuar në hetimin e plotë të aksidentit, që fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy