Vendimi i gjykatës për vulën e PD/ Meta: Regji e Ramës, zvarritja nuk ishte rastësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi i gjykatës për vulën e PD/ Meta: Regji e Ramës, zvarritja nuk ishte rastësi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se vendimi i gjykatës për vulën e PD ishte i diktuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij vetëm një pushtet monist si ai i Ramës ka mundur të detyrojë trupën gjykuese që të japë këtë vendim.

 

Meta theksoi se vendimi pritej dhe gjithçka ishte një regji e kryesocialistit Rama.

 

Advertisement

“Pushteti monist i Ramës ka detyruar 3 gjykatës që të shuajnë çdo shpresë kredibiliteti të kësaj drejtësia të dalë nga Rama-Forma. Nuk kam pasur asnjë iluzion që një vendim dje do të vinte, sepse vetëm një naiv dhe pa eksperiencë politike do mendonte që zvarritja prej një viti e vulës ishte rastësi. Jo, ishte regji e mirëmenduar e Edi Ramës. Vetëm një naiv mund të mendonte se ishte proces normal kur prokurori i përgjithshëm u zgjodh me 69 vota kur thuhet në Kushtetutë që duhet së paku me 84 vota.

 

Vetëm një naiv mund të mendonte se do kishim gykata me kredibilitet kur përmes falsifikimeve të Dvoranit keni parë betime të gjyqtarëve te noteri privat te Lana. E dinë tani se kush është drejtësia e Edi Ramës”, tha ai.

 

Advertisement

Meta shtoi se ky akt është dëshmi e panikut të kryeministrit përballë opozitës në zgjedhjet e ardhshme vendore.

 

 

“Përmes këtij akti kaq brutal që ka shokuar çdo njeri që ka njohuritë më minimale të jurisprudencës, Rama tregoi panikun e thellë dhe njëkohësisht deligjitimoi plotësisht qeverisjen e vet ndaj çdo shpresë e tij se opozita do mund të mungojë më 14 maj të jetë e shuar për cilindo”, tha Meta.

Advertisement

 

Kreu i Partisë së Lirisë ka qëndruar në të njëjtën linjë me akuzat e aleatit të tij. Në deklaratën e tij pas vendimit të gjykatës, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka shkruar vendimin në zyrën e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy