minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Marrin fund spekulimet, Mbreti Charles fton zyrtarisht Harryn dhe Meghan për të qenë të pranishëm në kurorëzimin e tij - Struga.info


Marrin fund spekulimet, Mbreti Charles fton zyrtarisht Harryn dhe Meghan për të qenë të pranishëm në kurorëzimin e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marrin fund spekulimet, Mbreti Charles fton zyrtarisht Harryn dhe Meghan për të qenë të pranishëm në kurorëzimin e tij

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë marrë një ftesë nga Mbreti Charles për të marrë pjesë në kurorëzimin e tij të shtunën, më 6 maj. Fillimisht, pati spekulime nëse monarku do t’i bënte ftesën djalit dhe nuses së tij pas marrëdhënieve të tyre të tensionuara të vazhdueshme.

 

Princi Harry e trajtoi këtë çështje në intervistën e tij në ITV me Tom Bradby. Sipas redaktorit mbretëror të The Sunday Times, mbreti Charles tani e ka ftuar çiftin.

 

Advertisement

Një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex tha: “Mund të konfirmoj se Duka ka marrë së fundmi korrespondencë me email nga zyra e Madhërisë së Saj në lidhje me kurorëzimin”.

 

Duhet theksuar se ende nuk është bërë e ditur nëse Princi Harry dhe Meghan Markle do të marrin pjesë.

 

Advertisement

Përveç anëtarëve të familjes mbretërore, ata që mund të jenë në listën e të ftuarve përfshijnë Kryeministrin, krerët e shtetit dhe anëtarët e tjerë mbretërorë nga e gjithë bota.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy