Nëna në burg, foshnja në shtëpi; familjarët e Diana Bahçes presin lirimin e saj të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nëna në burg, foshnja në shtëpi; familjarët e Diana Bahçes presin lirimin e saj të shpejtë

Në shtëpinë e Naim Bahçes, në fshatin Drisht të Shkodrës, po e presin me padurim vendimin e gjykatës, për të liruar menjëherë nga burgu Dianën, nënën lehonë që e detyruan të ndahet nga fëmija e saj, vetëm 8 ditë pas lindjes.

 

Bashkëshorti i Dianës, thotë se foshnja ka nevojë për nënën, pasi ndodhen në kushte shumë të vështira ekonomike.

 

Advertisement

NAIM BAHÇJA

 

“Unë e pres një përgjigje, ose sot ose për nesër. E presim me shumë shpejtësi këtë përgjigje me më ardh gruaja në shtëpi. Jemi në situatë shumë të vështirë. Thirrja ime është ‘ma lironi që të vijë të kujdeset për fëmijën’. Është shumë e vështirë për mua t’ia dal në të dyja krahët. Duhet të punoj”.

 

Advertisement

Tre ditë më parë, Naimi kërkoi publikisht lirimin nga burgu të bashkëshortes 25-vjeçare. Ai tregoi se krejt papritur, policia kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe kishte prangosur nënën lehonë, që sapo kishte dalë nga materniteti.

 

Diana Bahçja përfundoi në burg, pas një vendimi të gjykatës së Tiranës, e cila kishte konvertuar me 50 ditë burg, një dënim me gjobë dhënë vite më parë, e për të cilin nëna e re nuk kishte fare dijeni.

 

Advertisement

Ndërkohë avokatët e Dianës, thonë se ajo duhet të lirohet menjëherë nga qelia dhe të kryejë dënimin, vetëm pasi fëmija i saj të mbushë 1-vjeç.

 

Mbajtja e një gruaje lehonë, e cila ka vetëm pak ditë që ka sjellë në jetë fëmijën, është e dëmshme si për beben, ashtu edhe për vetë shëndetin e saj.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy