
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në familje ne Tirane. ku nje shtetas ka ushtruar dhune ndaj vellait dhe dajes se tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas njoftimit për një shtetas që mbante armë zjarri në banesë dhe kanoste familjarët e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Safe”.
Efektivet kane arrestuar në flagrancë shtetasin I. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj vëllait të tij dhe dajës së tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit I. M. janë gjetur të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe municion luftarak.