
Punonjësit e portit të Shëngjinit kanë dalë në protestë këtë të martë, pasi kanë 3 muaj pa marrë pagat.
Ata paralajmërojnë se nëse kjo situatë do të zgjatet edhe më shumë, atëherë masat drastike do të shkojnë deri në bllokimin e hyrjes së portit.
Advertisement
Sipas tyre situata ka ardhur deri këtu për shkak të keqmenaxhimit. Ndërkohë drejtuesit e portit thonë se kjo situatë është krijuar nga mungesa e fondeve.
Për këtë arsye ata kanë kërkuar një mbështetje financiare nga porti i Durrësit për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj punonjësve.
Advertisement