minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Pacienti nga Maqedonia dhuron qeliza burimore hematopoietike për një pacient nga Bullgaria - Struga.info


Pacienti nga Maqedonia dhuron qeliza burimore hematopoietike për një pacient nga Bullgaria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Instituti për mjekësi të transfuziologjisë informon se në dy ditët e kaluara është zbatuar koleksionim i qelizave burimore hematopoietike nga një donator prej Maqedoni, për një pacient të panjohur nga Republika e Bullgarisë.

Donatori në bazë të kompatibilitetit HLA është zgjedhur nga Regjistri i donatorëve të qelizave burimore pranë Institutit për imunobiologji dhe gjenetikë humane, që është pjesë e Regjistrit botëror të donatorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është hera e tretë kur donator nga Maqedonia e Veriut jep për pacient nga shtete tjera. Qelizat përdoren për transplantim të palcës së eshtrave tek pacientët me sëmundje hematologjike. Shpreh mirënjohjen time për guximin, altruizmin dhe humanizmin e dhuruesit që pranoi pa hezituar të dhurojë qeliza burimore. Me këtë akt, ne shpëtojmë jetë njerëzish. Ne shpëtojmë jetën e të dashurve tanë, të afërmve, miqve. I uroj pacientit nga Bullgaria një shërim të shpejtë”, tha drejtori i Institutit, Sedulla Useini.

Çdo i rritur i shëndetshëm midis moshës 18 dhe 50 vjeç mund të dhurojë palcën e eshtrave në Institutin e imunologjisë dhe gjenetikës njerëzore. Duke rritur ndërgjegjësimin për njerëzimin, solidaritetin dhe regjistrimin në Regjistrin kombëtar të donatorëve, çdo qytetar mund të donojë qeliza për të shpëtuar jetë njerëzish./Telegrafi/

Advertisement

The post Pacienti nga Maqedonia dhuron qeliza burimore hematopoietike për një pacient nga Bullgaria appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy