
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me homologun e tij Albin Kurti.
Në një postim në rrjetin social, Rama shkruan se në fokus të diskutimit të tyre ka qenë marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën ai shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare.
Shefi i qeverisë bëri me dije se mes tij dhe Kurtit është arritur dakorësia që mbledhja e ardhshme mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë të mbahet në muajin qershor.
Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.
AdvertisementI shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke nënvizuar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.
Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor