Aksident i rëndë në askin Rrogozhinë-Lushnjë, karrotreci përplas për vdekje të pastrehin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident i rëndë në askin Rrogozhinë-Lushnjë, karrotreci përplas për vdekje të pastrehin

Një aksident me vdekje është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë. Policia raporton se një karrotrec ka përplasur një 50-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Ky i fundit dyshohet se është i pastrehë.

 

 

“Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Advertisement

 

 

Drejtuesi i mjetit, M. Ç, është shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy