
Humbjet totale të Rusisë në konfliktin kundër Ukrainës i kaluan 180,000 forca.
Kështu njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, duke saktësuar se trupat e Kievit në 24 orët e fundit kanë eliminuar 730 ushtarë, dy tanke, pesë automjete të blinduara luftarake, pesë sisteme artilerie, dy drone dhe 10 makina e cisterna.
Advertisement
Nderkohe, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha se një kundërofensivë në shkallë të gjerë nga forcat ukrainase kundër rusëve mund të fillojë vetem në verë.