minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Shpërthim i madh në një fermë të madhe, ngordhin 18 mijë lopë - Struga.info


Shpërthim i madh në një fermë të madhe, ngordhin 18 mijë lopë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në SHBA, një shpërthim i madh në një fermë qumështi pranë Dimmitt, Teksas, plagosi një person dhe vrau rreth 18,000 krerë bagëti.

 

Shkaku i shpërthimit dhe zjarri i mëpasshëm janë duke u hetuar, por hetuesit dyshojnë se një gjithcka erdhi nga mbinxehja e nje makinë qe punonte plehun organik.

 

Advertisement

Një punonjës i kompanisë, i cili ishte bllokuar në një sallon mjeljeje, pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me helikopter në spital. Vdekja e 18,000 bagëtive në një aksident të vetëm është e paprecedentë në Shtetet e Bashkuara.

Në një rindërtim fillestar te incidentit, Sherifi Sal Rivera raportoi se zjarri i gjeneruar nga shpërthimi u përhap në ndërtesën ku rrine bagëtitë përpara se të çohen në zonën e mjeljes.

 

Bagëtitë e lënduara rëndë u therën; ato që mbijetuan u zhvendosën në një objekt të veçantë nga i njëjti pronar.

Advertisement

 

Sipas Institutit të Mirëqenies së Kafshëve, ky zjarr ishte deri tani më vdekjeprurësi për bagëtinë në histori dhe më shkatërruesi për një fermë në Teksas që kur agjencia filloi të monitoronte zjarret në hambaret blegtorale në vitin 2013./Tgcom

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy