Operacioni i Ramës/ Mjeku tregon detajet: Sot mund të ushqehet, branda 24 orëve del nga spitali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Operacioni i Ramës/ Mjeku tregon detajet: Sot mund të ushqehet, branda 24 orëve del nga spitali

Në orët e para të mëngjesit kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e apandesitit.

 

Operacioni u krye nga mjekët e spitalit universitar  “Nënë Tereza” nën drejtimin e shefit të kirurgjisë, Arben Gjata, i cili disa orë pas ndërhyrjes, njoftoi se kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Advertisement

ARBEN GJATA

 

SHEFI I KIRURGJISE NE QSUT

 

Advertisement

“Si operacion shkoi mirë. Gjendja post-operatore është stabël, është gjendje e mirë, pa temperaturë, pa probleme. Sot besoj se do të fillojë edhe të ushqehet. Besoj se brenda 24 orëve mund të largohet për në shtëpi.”

 

I pyetur nëse do të jetë në gjendje që të zhvillojë takime elektorale, mjeku tha se kryesocialisti mund të dalë për 2 ose 3 ditë.

 

Advertisement

‘Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë komunikon normalisht.’

Rama u diagnostikua me apandesit akut mbrëmjen e së dielës

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy