
Dy vëllezërit, Alban dhe Fatmir Bejo kanë mbajtur peng për rreth 2 orë sipërmarrësin Gjergji Fela dhe e kanë dhunuar.
Burime bëjnë me dije se dy vëllezërit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, kryesisht për organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik.
Advertisement
Deri më tani, policia ka arritur të arrestojë vetëm njërin nga vëllezërit, Alban Bejon, i cili ka deklaruar se shkak për këtë është bërë një borxh prej 25 mijë euro që u kishte sipërmarrësi.
Ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe vëllai tjetër.
Advertisement