minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Deklaratat e kryediplomatit kinez për sovranitetin e shteteve ish-sovjetike, reagon Gjermania - Struga.info


Deklaratat e kryediplomatit kinez për sovranitetin e shteteve ish-sovjetike, reagon Gjermania

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deklaratat e kryediplomatit kinez për sovranitetin e shteteve ish-sovjetike, reagon Gjermania

Shumë vende të BE kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të ambasadorit kinez në Francë, i cili deklaroi se se historikisht gadishulli i Krimesë ka qenë pjesë e Rusisë dhe i është dhënë Ukrainës nga ish-lideri sovjetik.

 

 

Gjermania është shprehur se pret që Kina të shpjegojë qëndrimin e saj për sovranitetin e ish-shteteve sovjetike.

Advertisement

 

“Ne e kemi marrë parasysh deklaratën e ambasadorit kinez në televizionin francez me habi të madhe, aq më tepër që deklaratat nuk janë në përputhje me qëndrimin kinez të njohur deri më tani”, tha Christian Wagner.  “Sigurisht që ne presim që Kina të shpjegojë pozicionin e saj pa mëdyshje,” shtoi ai.

 

Ndërsa Federata Ruse dhe shtetet e tjera që dolën nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik e kanë njohur njëri-tjetrin si shtete sovrane brenda kufijve të tyre ekzistues, “sovraniteti dhe integriteti territorial i këtyre shteteve është i pacenueshëm,” tha Wagner.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy