Kryeministri ukrainas fton Papa Françeskun të vizitojë vendin: Në Vatikan u diskutua formula e paqes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeministri ukrainas fton Papa Françeskun të vizitojë vendin: Në Vatikan u diskutua formula e paqes

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, bëri publike ftesën e tij drejtuar Papa Françeskut për të vizituar Ukrainën.

 

Ai theksoi se formula e paqes e Kievit është diskutuar gjatë bisedimeve në Vatikan më herët gjatë ditës.

Duke folur në një konferencë shtypi në Romë, Shmyhal tha se u diskutuan gjithashtu aspekte të ndryshme të mbështetjes për Ukrainën.

Advertisement

 

Ai përsëriti se një delegacion kinez do të mbërrijë në Ukrainë pas telefonatës mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit kinez Xi Jinping të mërkurën, por nuk dha detaje shtesë për delegacionin, bën me dije CNN.

 

Xi dhe Zelensky  folën me telefon të mërkurën , në bisedën e tyre të parë që nga pushtimi rus në Ukrainë.

Advertisement

 

Moska reagoi ndaj bisedës duke thënë se mirëpret të gjitha kontaktet që mund t’i japin fund konfliktit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy