Gërdeci/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Fatmir Mediun

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gërdeci/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Fatmir Mediun

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish gjyqin ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të Mediut.

 

Seanca e radhës është caktuar në datë 25 Maj, ora 12:00.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, Zamira Durda, nëna e një nga viktimat e Gërdecit, dorëzoi sërish një kërkesë në gjykatë për t’u bërë pjesë e procesit.

 

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim,  në lidhje me shpërthimin e depos së armëve në Gërdec, ku mbetën të vdekur 26 persona dhe qindra të tjerë të plagosur.

 

Advertisement

Dosja u rihap për gjykim pas kërkesës së familjarëve të viktimave pranë SPAK.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy