
Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka përditësuar të dhënat e pjesmarrësve në zgjedhjet vendore.
Deri në orën 13:00, pjesëmarrja e votuesve në rang vendi është 23.2%. Në këtë mënyrë numri i votuesve raportohet të jetë 440 mijë e 370 votues, nga 1.898.349 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Advertisement
Krahasuar me zgjedhjet vendore paraardhëse numri i pjesmarrësve vjen me trend në rënie, ku në vitin 2019 në po të njëjtin hark kohor shprehën vullnetin rreth 32% e qytetarëve në rang vendi.