
Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të dielë në aksin rrugor Divjakë-Gradisht.
Një automjet tip ‘Benz’ është aksidentuar me një motor, që drejtohej nga një 40-vjeçar.
Advertisement
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, drejtuesi i ‘Benz’ është shoqëruar në polici.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.