minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Prokurori Gavrill Bubevski infektohet me coronavirus, Fatime Fetai në vetizolim - Struga.info


Prokurori Gavrill Bubevski infektohet me coronavirus, Fatime Fetai në vetizolim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori Gavrill Bubevski, i cili ishte pjesë e PSP-së, ndërsa tani punon në Prokurorinë e Shkupit dhe i përfaqëson lëndët “Dhuna në Qendër” dhe “Monstra”, është infektuar me coronavirus.

Ai në gjykime është shoqëruar nga prokurorja Fatime Fetai, e cila ditët e ardhshme do të qëndrojë në vetizolim, sipas udhëzimeve të epidemiologëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata Penale e Shkupit sot e ka anuluar seancën për rastin “Monstra”, në të cilën aktakuza përfaqësohet nga Bubevski dhe Fetai.

“Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilat e ndjekin debatin për “Monstrën” e informojmë opinionin se për shkak të mungesës së paralajmëruar të prokurorit kompetent, debati i caktuar për më 06.07.2020 anulohet. Debati i ardhshëm i radhës është caktuar për më 26.08.2020 në orën 10:00 për çka tashmë janë informuar palët në procedurë”, informuan nga Gjykata Penale në Shkup./Telegrafi/

Advertisement

The post Prokurori Gavrill Bubevski infektohet me coronavirus, Fatime Fetai në vetizolim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy