minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ndryshe nga Kylie që harxhon shuma të çmendura për të bijën, Kim Kardashian u bën çdo vit të dhuratën “e lirë” 4 fëmijëve të saj - Struga.info


Ndryshe nga Kylie që harxhon shuma të çmendura për të bijën, Kim Kardashian u bën çdo vit të dhuratën “e lirë” 4 fëmijëve të saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndryshe nga Kylie që harxhon shuma të çmendura për të bijën, Kim Kardashian u bën çdo vit të dhuratën “e lirë” 4 fëmijëve të saj

Disa e duan, kurse disa e urrejnë. Të shumta janë vajzat që duan t’i ngjajnë, por edhe ato që e konsiderojnë si modeli më i shëmtuar për t’u ndjekur. Megjithatë në këtë përballje qasjesh, një gjë është e sigurt: Kim Kardashian ia del gjithmonë që të flitet për të. Fama që ka mamaja e katër fëmijëve është famë komplet e një lloji tjetër, që ajo vetë e ka shpikur. Është famë multi-funksionale, shumë komplekse dhe e pakopjueshme.

 

Edhe pse njihet gjerësisht për jetën e saj mondane dhe shpenzimet e çmendura për brand-e ekskluzive dhe shërbime të fjalës së fundit të teknologjisë, kur vjen puna te dhuratat e fëmijëve Kim është më e thjeshtë nga ç’mendoni. E ftuar në podcast-in “On Purpose with Jay Shetty”, ajo tha se u bën çdo vit 4 fëmijëve të saj North, Saint, Chicago dhe Psalm të njëjtën dhuratë për ditëlindje: një letër, e cila përmban ngjarjet e të gjithë vitit si p.sh ushqimet e preferuara, detaje interesante nga përditshmëria e tyre, prapësitë, lojërat e preferuara etj.

 

Advertisement

“Është shumë argëtuese t’i lexosh që nga viti i parë deri tani. E di që ata do ta vlerësojnë këtë një ditë. Edhe pse ndonjëherë tregohem pak e ashpër, e bëj për të mirën e tyre.”-tha ajo për prezantuesin Jay Shetty.

Kim ka folur edhe për sfidat e mëmësisë si një nënë beqare me 4 fëmijë, duke u shprehur: “Të gjithë thonë se ditët janë të gjata dhe vitet të shkurtra dhe është pohim mëse i vërtetë. Kur janë bebe dhe i ushqen..uau është çmenduri. Është totalisht çmenduri. Por, edhe kaosi më i bukur. Ka qenë gjëja më sfiduese. Ka net që qaj derisa më zë gjumi”.-përfundoi ajo. /Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy