minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, punëtorët kërkojnë pagat e muajt prill - Struga.info


Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, punëtorët kërkojnë pagat e muajt prill

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qarkullimi hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave në vend është ndërprerë që nga mëngjesi i sotëm pasi punonjësit e mirëmbajtjes – punëtorisë së RE në filialin e tërheqjes së trenave në HRMV-së Transport kanë ndërprerë kryerjen e detyrave të punës për mirëmbajtjen e lokomotivave dhe kompleteve të pasagjerëve për shkak të papagimit të pagave për muajin prill.

Mirëmbajtja e RE, njoftoi AIM-në se ndalimi i komunikacionit ka filluar me trenin 7011/0506 të paraparë me orar në ora 09:30 në linjën Shkup – Veles.

“Meqenëse rroga e muajit prill nuk është paguar ende, punëtorët vendosën që nga sot në ora 08:00 të mos i kryejnë detyrat e tyre të punës, gjegjësisht nuk do të riparojnë dhe kontrollojnë makineritë dhe si të tillë nuk mund të përfshihen në komunikacion, thonë nga Mirëmbajtja e RE-së në njoftimin e mbledhjes që i kanë dorëzuar drejtorit të përgjithshëm dhe Bordit drejtues të HRMV-së Transport./Telegrafi/

The post Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, punëtorët kërkojnë pagat e muajt prill appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy