minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Mike Pence shpall kandidaturën për president të SHBA-së - Struga.info


Mike Pence shpall kandidaturën për president të SHBA-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mike Pence shpall kandidaturën për president të SHBA-së

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qershor e shpalli veten kandidat në garën presidenciale të republikanëve për pozitën e presidentit, duke nisur kështu një betejë kundër ish-presidentit Donald Trump.

 

Ekipi i fushatës së Pence e paraqiti një deklaratë kandidature në Komisionin Federal të Zgjedhjeve të SHBA-së.

 

Advertisement

Pence do ta nisë fushatën e tij me një video dhe një fjalim në Iowa më 7 qershor, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters javën e kaluar tre burime të afërta me Pence.

 

Kandidimi i Pence e vë atë në garë kundër kandidatit kryesor nga radhët e Partisë Republikane, Donald Trump.

 

Advertisement

Pence kishte qenë zëvendëspresident i Trump, por kishte refuzuar ta mbështeste atë kur ai u përpoq t’i përmbyste rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, të fituara nga demokrati Joe Biden.

 

Ish-guvernatori i Indianas është distancuar gjithnjë e më shumë nga Trump, duke thënë se veprimet e Trump që inkurajuan sulmin ndaj ndërtesës së Kapitolit më 6 janar të vitit 2021 e kishin rrezikuar atë dhe familjen e tij, të cilët kishin qenë në ndërtesë në atë kohë.

 

Advertisement

Pence i bashkohet një numri të madh të kandidatëve republikanë, që përfshijnë Trump, senatorin amerikan Tim Scott dhe ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley. Guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum po planifikon gjithashtu të hyjë në garë së shpejti, sipas burimeve të Reuters.

 

Edhe ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, do t’i bashkohet garës më 6 qershor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kandidatëve republikanë në dyshifrorë.

 

Advertisement

Numri i madh i kandidatëve ka shqetësuar shumë kundërshtarë të Trump brenda Partisë Republikane, të cilët kanë frikë se vota kundër Trumpit mund të ndahet dhe t’ia dorëzojë kështu nominimin e partisë ish-presidentit./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy