Korruptuan sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë, gjykata cakton masën e sigurisë për 2 të arrestuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korruptuan sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë, gjykata cakton masën e sigurisë për 2 të arrestuarit

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Vladimir Topin, biznesmenin që korruptoi zyrtaren e lartë në Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim marrjen e tenderit.

 

Ndërkohë Silvi Shehu është lënë në burg.

 

Advertisement

Ata akuzohen për “korrupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë”.

 

Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe Specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shteto, u arrestuan më 2 qershor, për llogari të SPAK.

 

Advertisement

SPAK njoftoi se Joana Duro mori 330 mijë lekë për të favorizuar një operator ekonomik në një tender për rikonstruksionin e Qendrave Shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

 

Shuma e parave u gjet në zyrën Sekretares së Përgjithshme, ndërsa paratë ishin dhënë nga Laura Shteto.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy