minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Dy të burgosur gjenden të vdekur në burgun e Idrizovës - Struga.info


Dy të burgosur gjenden të vdekur në burgun e Idrizovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Brenda dy ditëve, në burgun e Idrizovës janë gjetur të vdekur dy të dënuar. Dy të burgosurit e vdekur ishin nga Shkupi, ndërsa nga MPB thonë se trupat e pajetë të të vdekurve janë dorëzuar për obduksion.

“Me datën 06.06.2023 në ora 03.55 në SPB-Shkup, nga burgu “Idrizovë” është raportuar se i dënuari V.L. (50) nga Shkupi, i cili po vuante dënimin me burg prej 11 vjetësh, është gjetur i vdekur në dhomën e repartit gjysmë të hapur. Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB.

“Më datë 05.06.2023 në ora 09:20 në SPB-Shkup, nga burgu “Idrizovë” është raportuar se i dënuari B.A.(82) nga Shkupi është gjetur i vdekur në institucion. Një mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB-Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, deklarojnë nga MPB.

The post Dy të burgosur gjenden të vdekur në burgun e Idrizovës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy