
Dy gola të shënuar në pjesën e dytë i dhanë fitoren e parë në eleminatoret e Euro 2024, kombëtares kuqezi.
Shqipëria krijoi raste, dominoi por nuk shënoi dot në pjesën e parë. Rasti më i mirë ishte shtylla e Cikalleshit.
Advertisement
Edhe në pjesën e dytë dominimi vijoi, teksa ishte Asani që më në fund zhbllokoi me një gol shumë të bukur në minutën e 52.
Pak minuta më vonë ishte Nedim Bajrami që shënoi golin e dytë duke vulosur suksesin kuqezi.
Advertisement
Shqipëria tani ndan vendin e dytë me Poloninë ndërsa në krye është Çekia e cila mundi 3 me 0 në transfertë Ishujt Faroe, kundërshtarin e radhës të Shqipërisë.