minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Tre të lënduar në Prilep, një tren mallrash goditi një veturë - Struga.info


Tre të lënduar në Prilep, një tren mallrash goditi një veturë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre persona nga Prilepi janë lënduar dje pasdite pasi një tren mallrash ka goditur veturën e tyre para stacionit hekurudhor “Gostirazni” në Prilep, njofton MPB.

“Dje në ora 17:40 në DPB Prilep është raportuar se në një vendkalim rrugor, përballë stacionit hekurudhor “Gostirazni”, Prilep, ka ndodhur një aksident hekurudhor në mes të një treni mallrash që udhëtonte në linjën Veles – Prilep dhe veturës së pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Prilepit, e drejtuar nga A.I.(24) nga Prilepi”.

“Në aksident drejtuesi A.I. dhe shoqëruesit e tij N.N.(19) nga Prilepi dhe A.N.(51) nga fshati Crnilishtë i Prilepit janë transportuar në Spitalin e Qytetit në Prilep, ku janë konstatuar me lëndime”, njofton MPB.

Një ekip inspektues nga DPB Prilep ka kryer hetim në vendin e aksidentit.

Advertisement

The post Tre të lënduar në Prilep, një tren mallrash goditi një veturë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy