Marina Orikum, bum rezervimesh nga turistët elitarë të Europës Veriore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marina Orikum, bum rezervimesh nga turistët elitarë të Europës Veriore

Marina Orikum, ka një bum rezervimesh nga turistët elitarë të Europës Veriore.

 

Kështu është shprehur Junald Bajraktari, administratori i  Marina Orikum shpk, në një intervistë për Quo Vadis në Vizion Plus.

 

Advertisement

Ai tha se klientët shqiptarë janë ata besnikët, që nuk e tradhtojnë detin as në dimër, ndërsa thekson se rezervimet janë në kapacitete të plota.

 

“Ka klientë shqiptarë, flaim për ata “ujqrit” e detit që nuk e braktisin detin as dimrit, por këtu kryesisht klientela është e huaj. Dikur italianët kaën qenë prezentë, sepse edhe afërsia, po sot është rritur shumë numri i atyre gjermanë, austriakë dhe francezë. Prenotimet këtë vit janë nga veriu i Europës. Deri tani jemi në kapacitetet e plota të marinës dhe shpresojmë që tu japim mikëpritjen që i ka munguar bregdetit shqiptar”, tha ai.

 

Advertisement

Junald Bajraktari shtoi më tej se Marina ndodhet në një pikë mjaft të mirë, në kryqëzim detar dhe tokësor.

 

Marina për fatin e saj të mirë përvecc se është në një kryqëzim detar, fatmirësisht është edhe në një kryqëzim rrugësh. Është një nyje që lidh pjesën e rivierës me Vlorën dhe është në një pozicion jo shumë larg Bypass-it. Është një pikë që mund të vizitohet brenda harkut kohor 20-30 minuta. Me hapjen e aeroportit do i japë një frymëmarrje më të madhe”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy