Fluks emigrantësh në Britani, mediat pretendojnë se numri i shqiptarëve që kalojnë kufirin ilegalisht po rritet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fluks emigrantësh në Britani, mediat pretendojnë se numri i shqiptarëve që kalojnë kufirin ilegalisht po rritet

Pritshmëritë e qeverisë britanike për një numër më të vogël shqiptarësh që mbërrijnë me gomone këtë vit, krahasuar me vitin e shkuar, duket se po zbehen.

 

David Barrett, editor i çështjeve të brendshme në Daily Mail, duke iu referuar shifrave të Home Office, shkruan se moti i mirë ka bërë që të dyfishohet javën e fundit numri shqiptarëve mbërritur me gomone.

 

Advertisement

“Në pesë muajt e parë të 2023 mbërritën në brigjet angleze vetëm 151 shqiptarë. Por në shtatë ditët e fundit ky numër është dyfishuar. Janë 150 shqiptarë mbërritur ditët e fundit”- shkruan Daily Mail.

 

Vitin e shkuar ishin rreth 12.301 shqiptarë, të cilët përmes gomoneve mbërritën në ishull. Autoritetet britanike i druhen një vale të ngjashme gjatë kësaj vere. Në gjashtëmujorin e parë të 2023 numri total i personave me kombësi të ndryshme të mbërritur me gomone është 10,472.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy