Perfundoi me rezultatin 1 me 1 pjesa e pare e duelit Ishujt Faroe- Shqiperi te vlefshme per Euro 2024.
Në pjesën e parë ishte dominuese në lojë dhe raste, por kjo nuk mjaftoi që të shkonin në dhomat e zhveshjes me fitore.Kuqezinjte shënuan që në start por goli I Cikalleshit u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë agresiviteti I tanëve, bashkë me saktësinë në pasime na dha mundësi që ë ishim më afër portës kundërshtare.
Në dy raste në minutat 13 dhe 17 Asllani dhe Asani provuan nga distance, si për të lajmëruar më në fund golin e avantazhit në minitën e 20.
Një top I rrëmbyer nga Seferi I dha mundësi dyshes Bajrami-Asani që kombinionin, dhe në fund ishte fantazisti i Sasuolos që mposhti portierin vendas.
Kuqezinjte nuk u rrëzikuan aspak nga Ishujt Faroe e jo vetëm kaq por në të 30 patën shansin e artë që të dyfishonin, por Sokol Cikalleshi gaboi nga pika e bardhe e penalltisë duke u neutralizuar nga portieri kundërshtar.
Sulmuesi nga Kavaja bëhet protagonist negative në fundin e pjeses së parë edhe në dy episode të tjera duke humbur dy raste flagrante.
E nëse nuk shenon do ta pesosh thuhet shpesh në futboll. Në një goditje standarte në frymën e fundit, Faero godet me kokë dhe Berisha i pozicionuar keq nuk arrin të shmangë golin e barazimit, me të dyja ekipet që shkuan në dhomat e zhveshjes me shifrat 1 me 1.