
Ky është plazhi Uckave, një plazh publik. Si ky ka edhe 5 të tjera.
33% e hapësirës liqenore këtë sezon turistik do të jetë për plazhet publike, fakt ky i mirëpritur nga pushuesit.
Që është bërë plazh publik na bëhet shumë qejfi, se populli ynë nuk është aq i pasur.
Shumë mirë, e kanë shtruar tani, urojmë të qëndrojë kështu
Drejtoresha e Tatim-Taksave pranë bashkisë Pogradec, Enjela Karafili, tha se 6 plazhe publike janë vetëm brenda qytetit, megjithatë problem mbeten rojet në bregun e liqenit.
DREJTORESHA E TATIMEVE POGRADEC
ENJELA KARAFILI
Advertisement
Është e vërtetë që subjektet që kanë aplikuar për stacione plazhi kanë kontratë me vrojtues plazhi por në shumë raste që vrojtues janë vetë pronarët.
Këto ditë është duke u pastruar e gjithë vija liqenore nga algat në mënyrë që të jetë gati për pushuesit e parë.